Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe klinike…
Vazhdim i pjesës 1
1.Komunikoni me fëmijën –Kur fëmija ju tregon për një të rritur që mund ta ketë ngacmuar vihuni totalisht në dipozicionin e tij, dëgjojeni me kujdes. Mos i jepni fëmijës idetë tuaja por flisni me fëmijën,bazohuni te këndvështrimi dhe emocionet e tij për të zgjidhur një situatë në të cilën ai është ndjerë i ngacmuar. Vetëm kështu mund të ndërtoni një marrëdhënie besimi me fëmijën dhe ai do t’iu tregoj cdo gjë rreth vetes .Pjesa më e madhe e prindërve kanë turp të flasin me fëmijën e tyre mbi ngacmimet seksuale. Këtë gjë pedofilët e shfrytëzojnë në favorin e tyre. Prandaj bisedoni me fëmijën tuaj mbi ngacmimet seksuale,pedofilinë.
Bisedat mbi pedofilinë zhvillohen gjithmonë kur të jeni vetëm për vetëm me fëmijën duke vendosur kontakt me sy me fëmijën. Bisedat tuaja duhet të jenë shumë të qeta pa ushtruar asnjë presion mbi fëmijën. Bëni kujdes në atë që shpreh gjuha e trupit tuaj.
Në rastet kur ju e gjykoni që e keni të vështirë të komunikoni me fëmijën tuaj,mund t’i rekomandoni fëmijëve të flasin me njerëz të tjerë.Ju duhet të jeni të sigurtë që ata janë njerëz dashamirës,me standarte të larta morale ,”edukatorë” të mirë për fëmijën tuaj.
2.Jini të pranishëm në jetën e fëmijëve –Ju duhet të jeni një prind shumë i pranishëm në jetën e fëmijës tuaj. Duhet të jeni vazhidimisht në dijeni për shokët e fëmijës suaj dhe si e kalon kohën me ta. Jini vigjilentë ndaj fjalëve që ju thotë fëmija,ai mund mos ju flasi në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse ka pasur një ngacmim.Ju si prindër duhet të lexoni midis rreshtave. Kushtojini vëmendje fëmijëve tuaj kur ata ju thonë vazhdimisht se nuk duan të shkojnë diku apo të takojnë dikë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të vazhdueshme që mund të shfaq fëmija juaj në sjellje. Merrni masa të menjëhershme nëse shihni që fëmija ka filluar të flas,bëj sjellje me natyrë seksuale me fëmijët apo të rriturit që e rrethojnë.Ruani qetësinë!
Prania juaj e vazhdueshme në jetën e fëmijës tuaj është thelbësore për ta shpëtuar fëmijën nga shenjestra e një pedofili.
3.Mësojeni fëmijës të mbrohet nga një pedofil –Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve emrat që kanë pjesët e trupit, funksionet e tyre. Këtë ju mund ta bëni gjatë kohës që i bëni dush fëmijës suaj, kur e vishni, nëpërmjet lojërave apo këngëve të ndryshme.Mësojini fëmijëve mos lejojnë askënd t’i prek apo puth në pjesët e trupit.Gjithashtu ata nuk duhet të prekin ,puthin pjesët e trupit të të tjerëve. Pedofilat përdorin emërtime shumë të këndëshme për t’iu referuar pjesëve intime të trupit të një fëmije.Duke ditur emërat dhe funksionet e vërteta të trupit fëmijët mund të parandalojnë abuzimin.
Mësojini fëmijëve tuaj se pjesët që mbulohen nga rrobat nuk duhet ti shoh,prek askush. Pjesët e trupit që janë të mbuluara me rroba mund t’i shohin, prekin vetëm mami dhe babi kur të bëjnë dush ose doktori kur të viziton në prani të prindërve.
Mësojini fëmijës suaj që asnjëherë nuk duhet t’ua mbaj sekret faktin që një i rritur mund t’i puth apo prek në pjesë të ndryshme të trupit dhe t’i thotë që mos t’u tregojë juve. Fëmijët që moshë fare të vogël, instiktivisht bashkëveprojnë me trupin e tyre. Ju mund të filloni që nga mosha 2/3 vjec t’i edukoni ata për të parandaluar abuzimin nga një pedofil .Në moshën 2-3 vjec nuk bëhet fjalë që ju të trajtoni cështje të seksualitetit.Ju duhet ti mësoni fëmijëve që ata duhet të kenë një trup të pastër ,të shëndetshëm,që nuk duhet ta lëndoj askush.Ata duhet të kuptojnë që trupi është hapësira e tyre personale dhe kur ato ndjejnë se dikush u bën keq duhet ta mbrojnë trupin si mbrojnë lodrën e tyre të preferuar.Mbani parasysh që nëse fëmijët rreth moshës 4-5 vjec ju pyesin se si lindin fëmijët ,duhet ti jepni atyre një pergjigje sa më afër të vërtetës,në varësi të moshës.Nëse ju i thoni atyre mos t’iu pyesin për këtë do t’i jepni mesazhin se kjo është temë e ndaluar.Në të ardhmen ata nuk do t’iu tregojnë nëse do të kenë ngacmime seksuale.
I mësoni fëmijëve tuaj që asnjëherë të mos bëjnë kompromis me askënd në mënyrë që të fitojnë të ardhura materiale, miqësinë apo dashurinë e dikujt. Pedofilët në përgjithësi janë njerëz të zgjuar.Shpeshherë që të mos kuptohen nga fëmija sjelljet e turpshme ia paraqesin fëmijës jo si sjellje “sekrete” por si ” surprizë”.Prandaj mësojini fëmjës tuaj ndryshmin midis surprizës dhe sekretit.I thoni atij që nuk duhet të pranoj asnjëherë surpriza që lidhjen me trupin e tij apo të të tjerëve.
Mësojini fëmijëve të thonë “Jo” . Krijoni skenare situatash të ndryshme për të cilat duhet të shprehin ndenjat e tyre dhe të thonë në mënyrë të vendosur “Jo”
Mësoni fëmijën tuaj që të mos rrijë asnjëherë vetëm me dikë në një ambjent publik në të cilin nuk ka një mënyrë për të dalë përjashtë menjëherë. Ndërtoni skenare dhe praktikohuni konkretisht me fëmijën tuaj që ta shpëtoni nga abuzimi. I mësoni fëmijës tuaj të thotë “largohu”, “ndalo”.Të shtyn dorën e pedofilit.Skenarët nuk duhet të kenë përmbajtje seksuale.Bëni sikur po luani një lojë të frikshme që fëmija juaj nuk e pëlqen.Mësojini atij si t’iu thotë që nuk do ta luaj atë lojë.Mësojeni cfarë duhet të bëj kur ju nuk ndaloni dhe si mund të kërkoj ndihmë nga të tjerët. Mësojini fëmijës suaj t’i besojë intuitës së tij. Nëse ai ndjen që dikush,qoftë dhe një person i dashur për të, po e lëndon apo e vë në rrezik të largohet menjëherë .Duhet t’iu tregoj juve menjëherë për ngjarjen.
Mbroni fëmijët nga ekspozimi online me pedofilinë –Rregullat që ju vendosni për përdorimin e internetit varen nga situata familjare, preferencat, mosha e fëmijëve, maturia. I rishikoni rregullat vazhdimisht dhe sigurohuni që fëmijët t’i dinë mirë ato. Përgjigjuni vazhdimisht pyetjeve të fëmijëve mbi internetin, me ndershmëri. Vendoseni kompjuterin në dhomën që fëmija qëndron bashkë me ju. Përcakojini fëmijëve një kohë të caktuar gjatë së cilës ata mund të përdorin kompjuterin. Aprovoni të gjitha website, forumet, fotot që dërgojnë fëmijët tuaj. U kërkoni fëmijëve që t’iu tregojnë për të gjithë situatat e sikletshme që ato mund të ndeshin përgjatë komunikimit online. Krijoni një marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj në mënyrë që nëse ata hasin kurthe online të vinë t’iu tregojnë menjëherë. U kërkoni fëmijëve tuaj që të chatojnë vetëm me familjarë ose miq që i njohin në jetën reale,prindërit i njohin shumë mirë. Flisni vazhdimisht për miqtë online të fëmijëve tuaj. Mësojini fëmijëve që është e rrezikshme të bësh miq të panjohurit që njeh online. Ata mund të mos jenë njerëzit që thonë se janë. Të shmangin bisedat me të panjohurit rreth seksit, dhunës dhe aktiviteteve ilegale.
U kërkoni fëmijëve tuaj që të mos takojnë asnjëherë persona që i kanë njohur online, qoftë dhe në vende publike. Nëse fëmijët i shkelin rregullat që ju keni vendosur sëbashku atëherë limitojeni ose hiqeni nga axhenda ditore përdorimin e kompjuterit .Nëse ju mendoni që fëmija juaj është në rrezik atëherë lexoni të gjitha mesazhet, e-mail, rubrikat që ka parë fëmija juaj. Kjo mund të cënojë privatësinë e fëmijës por shpëton jetën e tij. Për të shpëtuar fëmijën nga ekspozimi online me pedofilinë është thelbësor monitorimi i aktivitetit online të fëmijës, aksesi i internetit i përshtatshëm për moshën.
Fëmija juaj duhet ta dijë që ju po e kontrolloni dhe përse po e bëni këtë. Vetëm kështu fëmija do t’i brendësojë rregullat e vendosura dhe do t’i respektoj ato dhe kur ndodhet jashtë shtëpisë,
Nëqoftëse fëmija e takon pedofilin që njeh online mos e fajësoni. Mos harroni që në çdo rast fëmijët janë viktimë. Merrni masa që të shkëputëni menjëherë marrdhëniet midis tyre.
Ju nuk duhet të thoni asnjëherë që edukimi mbi pedofilinë nuk është i nevojshëm për fëmijën tuaj sepse atij nuk do t’i ndodhë kurrë një abuzim i tillë, përkundrazi vetëm duke e edukuar fëmijën mbi këtë abuzim të mundshëm ju mund të shmangni rrezikun.
4.Bëhuni avokati i fëmijës tuaj –Pedofilët mund të jenë mësues,avokat.doktor,klerikë.Mos u influenconi nga pozita e tyre shoqërore,nga reputacioni i tyre.Nëse keni dyshime për një të rritur që punon në institucionet që frekuenton fëmija juaj,verifikojini menjëherë.Mos prisni që dikush t’iu thotë që fëmija juaj është në rrezik.Besojini intuitës tuaj ,nëse dikush nuk iu pëlqen,kërkoni fakte konkrete.Mbajeni atë person larg fëmijës tuaj. Nëse ju dyshoni që dikush në komunitetin tuaj mund të abuzoj seksualisht me fëmijët ju mund të drejtoheni në komisariatin më të afërt.Mund të flisni me stafin psiko-social të shkollës,organizatat që punojnë për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.Ata mund ta sigurojnë informacionin për ju.Informacioni që ju si prindër duhet të keni rreth pedofilisë nuk duhet t’iu bëjë të jetoni në panik.
Këto informacione ju mund ti përdorni për të pasur parasysh predispozitën që mund të ketë një person për të abuzuar seksualisht me fëmijën tuaj.Shkëpusni menjëherë marrdhëniet me të.
5.Tregoni mbështetje emocionale –Ju duhet t’i thoni fëmijës suaj që nëse dikush e ngacmon, asnjëherë faji nuk është i fëmijës por i personit të rritur. Fëmijët kanë tendencën të mos tregojnë kur ngacmohen sepse kanë frikë se njerëzit nuk do t’i besojnë atij por të rriturit. Fajësojnë veten.
Mbani parasysh që frika dhe turpi janë “armët më të forta” që përdor një pedofil për të kërcënuar fëmijën që mos të tregoj për abuzimin.
Prandaj i thoni fëmjës tuaj vazhdimisht që nuk duhet të ketë frikë nga asgjë.Ju do ta ndihmoni në cdo gjë,gjithmonë. I thoni fëmijëve tuaj që sado gjëra të këqija t’i ndodhin në jetë ju nuk do të mërziteni .Do t’i doni gjithmonë.Jeni gati të shembni botën për të.
Ndonjëherë fëmijët kanë tendecën të justifikojnë sjelljet apo veprimet e turpshme të një pedofili.Kjo ndodh sepse përpara se të abuzonte, pedofili është sjellë shumë mirë me fëmijët,mund të ketë qenë njeriu më i dashur për ta,prandaj fëmija mund ta ketë të vështirë të heqi dorë nga marrëdhënia me të. Në asnjë moment mos e fajësoni fëmijët tuaj për këtë.Mbani parasysh që në të gjitha rastet ata janë viktima.
Raportoni –Raportoni cdo sjellje të papërshtashme që një pedofil mund të kryejë me fëmijën tuaj përmes kontakteve të drejtpërdrejta ose online.Ai duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet abuzimi i fëmijës juaj apo i fëmijëve të të tjerë.
Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe klinike…