Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….
Të kërkuarit ndjesë ndonjëherë është më e vështirë nga ç’ka ne mendojmë . Ndoshta sepse janë prindërit ata të cilët nuk e bëjnë kundrejt fëmive të tyre , dhe jo rrallë herë kur fëmijet kanë kërkuar falje , nuk janë pranuar dhe janë kritikuar më shumë . Dhe përtej ndjesis së fajit , refuzimit apo dënimit që kanë marrë. Kjo ka ndikuar në vazhdimësi , ku të kërkuarit falje të bëhet po aq e vështirë sa dhe për ti atikuluar fjalët “Më FAL” . Qoftë dhe mënyra se siduhet ta shfaqim pendesën ka qenë mungesë në komunikimin prindë-fëmi .Gjithashtu frika për të pranuar apo për të kërkuar falje, shpesh ka bërë që të stepen nga sytë e vrazhdë, drejtimi i gishtit drejtë tyre. Duke mos i pyetur se çfarë ndodhi dhe duke mos u dhënë ndihmë në zgjidhjen e problemit të tyre.
Sa e sa herë prindërit thyejnë premtimet e bëra, sillen ashpër bërtasin pa të drejtë krashi tyre? Dhe më pas, nuk u kërkojnë ndjesë dhe as që ua argumentojnë sjelljen e tyre qoftë kjo nga një ngarkesë emocionale nga një ditë e ngjeshur me aktivitete të ndryshme.
Dhe sa e sa herë kur fëmijët të ndrojtur kanë kërkuar falje, ato janë ndjerë më të turpëruar dhe madje të gjykuar edhe më shumë. Ndonjëherë nuk duhet diskutuar fenomeni sa sa herë kërkojmë ndjesë, apo na kërkojnë të tjerët. Po sa të gatshëm jemi ne ti falim dhe të pranojmë me butësi pendesën e tyre .
Duke i pranuar dhe lejuar që të tregojnë ndjesitë e tyre qofshin këto kur kanë gabuar.
“….Të FAL“
Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….