Shkruan: Delina MALAJ, Psikologe klinike…..
Fëmijët me autizëm përballen me vështirësi të shumta duke filluar nga procesi i diagnostikimit, e deri te rehabilitimi i tyre. Por, sfida më e madhe për fëmijët me autizëm mbeten shërbimet e shtrenjta shëndetësore, prej diagnostikimit e deri tek shkollimi i tyre.
Për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit nga dita në ditë po përforcohet mendimi se ndërhyrja në moshë të hershme, terapia e specializuar deri në 40 orë në javë, kombinimi i saj me terapinë e grupit, integrimi me bashkëmosharët, si dhe trajnimi i familjes janë çelësi i suksesit.
- Disa nga nderhyrjet multidisiplinare mund te jene:
- – Zhvillimi i programit psiko-edukative, individual dhe në grup (terapi e mbështetur në principet e metodës ABA);
- – Terapi individuale dhe në grup për modifikimin e çrregullimeve në komunikim/terapi të foluri;
- – Zhvillimi i programit parashkollor dhe shkollor individual;
- – Zhvillimi i programit të lojës dhe argëtimit për socializim;
- – Zhvillimi i programit të terapisë për motorikën fine dhe globale;
- – Zhvillimi i programit të autonomisë personale: ngrënie, veshje-zhveshje, tualet, etj. si një shërbim shumë i nevojshëm për fëmijën me çrregullime të spektrit të autizmit sepse e ndihmon fëmijën të funksionoj si një person i pavarur duke kryer vet shërbimet e tij dhe duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe prindërit.
Këshilla për prindërit: Si të dallojmë një fëmijë autik
Autizmi mund të shoqërohet me paaftësi intelektuale, vështirësi në koordinimin motor dhe në ruajtjen e vëmendjes si dhe probleme të tjera shëndetësore si vështirësi apo ç’rregullime të gjumit, shqetësime gastrointestinale. Disa njerëz me çrregullim të Spektrit Autik shkëlqejnë në disa fusha si në art, muzikë, matematike e arte pamore. Njerëzit me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodikë ose të çorganizuar.
Shkruan: Delina MALAJ, Psikologe klinike…..