Shkruan: Dafina AVDIJA-DOBRESHI, Psikologe Klinike..
Në mënyrë që të balancojmë ndërmjet të menduarit e besimtarit dhe jobesimtarit po ofrojmë mendimin e Sheikh Muhamed Sharawi ku në lidhje me këtë thotë:
Paraqesim një shembull që të jetë më afër mendjes.., çdo njeri ka probleme dhe shqetësime me të cilat duhet të përballet çdo ditë.
Gjatë këtyre problemeve dhe shqetësimeve, shpirti njerëzor është i ndarë në dy lloje, lloji që adhuron mendjen e tij në mënyrë që për çdo gjë që i ndodh atij, nervozohet dhe e mbulon ankthi i pafund dhe ka frikë që mos e humbasë kontratën apo marreveshjen ose të humbas punën e tij, ose nuk do të ketë sukses në punën që ai dëshiron.
Dhe ky lloj njeriu është në frikë e ankth nga ajo që do vijë, duke u përpjekur për të përdorur mendjen dhe duke bërë planet e tij .. Çfarëdo që punon.. Çfarëdo që planifikon, prapëseprapë frika e përfshin dhe mbizotëron mbi të për rezultatin dhe perfundimin që nuk mund ta ketë të garantuar.. Prandaj, ai është në shqetësim të vazhdueshëm është i etur për të ditur rezultatin e punës, ka frikë se bie ose dështon, jeton i gërryer dhe i shkatërruar gjatë gjithë jetës së tij ..
Në të kundërt të këtij lloji ne gjejmë llojin tjetër të njeriut të mbështetur në Zotin për çdo gjë .. punon për çdo çështje aq sa mundet dhe i ndërmerr të gjitha shkaqet për të arritur rezultatet e nevojshme, por në fund mbështetet te Zoti dhe është i bindur dhe e din se Zoti është me të, e për këtë arsye nuk do të jetojë në ankth, por në shpirtin e tij hynë qetësia e paqja dhe ai është i qetë, sepse e ka bërë detyrën e tij me çdo mënyrë që ishte në dispozicion të tij, e për këtë nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, dhe ai thotë me bindje fjalën e Zotit: “Thuaj; nuk do të na ndodhë neve, përveç ajo që Zoti ka caktuar për ne, Ai është i Dashuri ynë dhe në Zotin le të mbështeten besimtarët”.
Mbështetja te Zoti nuk është në kundërshtim me kujdesjen për çdo gjë që e dëmton njeriun. Zoti thotë: “O ju që keni besuar bëhuni të kujdesshëm” dhe po ashtu urdhëroi për ta ruajtur vetveten, duke thënë: “Mos e hidhni veten në shkatërrim).
Psikologët konfirmojnë se asgjë nuk e mbush me të njëjtën lumturi shpirtin njerëzor, aq sa e mbush atë besimi në Zot dhe paqeja, dhe pacienti musliman i sëmurë psiqikisht qetësohet dhe relaksohet kur ai shkon te mjeku i tij për t’iu ankuar atij për dhimbjet, dhe psikologu e dëgjon atë me vëmendje, e argëton atë dhe i premton ndihmën e tij dhe shpëtimin nga ajo që e ka kapluar. E çfarë do mendoni, si do ndjehej nëse ai kthehej te Zoti i tij i Plotfuqishëm, duke besuar në Të e duke iu drejtuar me lutje, ndërkohë që Ai i thotë të Dërguarit të Tij: “Dhe kur të pyetën ty robërit e mi rreth Meje, e Unë vërtet jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai më lutet”. Po ashtu Zoti thotë: “Ne jemi më afër tij se sa aorta në qafën e tij”.
Nëse ndonjërin prej jush e godet ndonjë fatkeqësi, le të thotë: Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zoti im, prej Teje e shpresoj shpërblimin e durimit të fatkeqësisë, më shpërble dhe ma zëvendëso atë me diçka më të mirë.
Ndoshta gjëja më e mrekullueshme që fut në shpirtin njerëzor rehatinë dhe sigurinë, është dëgjimi i fjalët së Zotit të Plotfuqishëm:
“Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi, vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi”.
Dhe unanimisht konfirmojnë mjekët psikiatër që; trajtimi i tensionit nervor dhe kriza shpirtërore, në masë të madhe varet në rrëfimin e shkakut dhe zbulimin e krizës para një shoku të mirë ose një miku. Po në të vërtet a ka gjë më të afërt, më të vërtetë dhe më të urtë e më të dobishme se dëgjimi i fjalës së Zotit dhe këto vargje fisnike me besim të thellë e si rrjedhojë do të qetësohet e relaksohet shpirti dhe pret me shpresë nga Zoti i të gjithë robërve dhe Krijuesi i tyre.
Psikologjia iu bën thirrje pacientëve të vet për durim, sepse për shkak të mungesës së durimit, njeriu mund të sëmuret me sëmundje të rënda e të rrezikshme psikike. Nuk ka asnjë dyshim se ajo që është thënë në lidhje me këtë nga psikologët nuk është e re, por u parapri nga fjalët e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), ku thotë:
“Nuk i ka dhuruar Zoti robit të Tij një gjë më të mirë dhe të dobishme për të se sa durimi”.
Dhe gjithashtu rekomandojnë profesorët psikolog që njeriu të merret me punë që i bën me dorën e tij, nëse e ndjen që është ngushtuar vetja dhe shpirti i tij dhe i është shtuar shqetësimi i tij, sepse kalimi i kohës me punë nga dora e tij e përmbush shpirtin dhe mendjen e tij dhe e mban atë larg nga ajo që i shkakton dhimbje dhe mendon rreth saj. Edhe kjo për hir të së vërtetës nuk është diçka e re, por këtë e ka trajtuar Profeti (a.s), duke thënë: “Nuk ka zgjidhje tjetër për ndonjërin prej jush, nëse thellohet në shqetësime, përveç se të marrë e të rregullojë harkun e tij”.
Dmth të punojë diçka me duart e tij.
Nga ana tjetër, ne gjejmë një njeri që punon e punon pa u ndalur, e nëse ai do mendonte e analizonte çështjen e ambicies së tij të tepërt, do të dilte në konkluzionin se kjo punë e madhe dhe e pandalshme do konsumoj dhe amortizoj durimin, nervat dhe jetën e tij më shpejtë, e si rrjedhojë nuk do t’i arrijë të gjitha aspiratat e jetës së tij në fund të çështjes.
Profeti Muhamed këshillon për ta mbrojtur njeriun nga stresi dhe lodhja, ku për këtë thotë:”Me të vërtetë që trupi ka të drejtën e vet”…
Saqë edhe në fe urdhëroi dhe këshilloi për moderim dhe ekuilibër.
Dhe në lidhje me këtë është theksuar edhe në një nga fjalët e tij fisnike:
“Vërtet nëse butësia ndodhet në një gjë, vetëm se e zbukuron atë, e nëse nuk gjindet në një gjë e të mos e shëmtojë atë”.
Dhe e kuptoi Profeti i Islamit Muhammed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ndikimin e zemërimit të përsëritur mbi shpirtin dhe nervat dhe në sëmundjet psiqike, e për këtë shkak këshilloi, duke thënë:
“Nuk ka dozë më të vyer te Zoti, se sa doza e zemërimit që e përmban robi i Tij në vetvete për hir të Zotit”. Gjithashtu ka thënë: “Nuk është i forti ai në mundje, por vërtet i forti është ai që e përmban veten në momente zemërimi”.
E në një rast tjetër thotë: “Lehtësoni e mos vështirësoni dhe përgëzoni e mos neversni”…
Kjo është një recetë jo vetëm për nje grup te nje perkatesie fetare , por për të gjithë njerëzimin mbarë, për të nxitur dhe përhapur rehati psiqike të përhershme, për arsye se vetëm nëse njeriu dëgjon kritikë apo fjalë dëshpëruese apo dobësim motivimi, kjo ka ndikim të fortë dhe të thellë, që mund të ndryshojë presionin e gjakut në ngritje apo ulje, e kjo edhe mund t’i shkaktojë edhe atak kardiak .. dhe për këtë duhet që të bëhet rehatimi i shpirtit me gjëra që i mbushin zemrat me shpresë dhe gëzim. E pikërisht për këtë e ka thënë Profeti Fisnik fjalën e tij të njohur: “përgëzoni e mos dëshpëroni “.. e në lidhje me plotësimin e nevojave ka thënë gjithashtu; “lehtësoni e mos vështirësoni”.
Dhe diçka tjetër që ka lidhje me trajtimin psikologjik,është që personi që është i shqetësuar ta fus veten në veprim e lëvizje dhe mos jetë i zënë me çështjen e shqetësimit dhe shkaqet apo arsyet e tij, edhe gjithashtu të largohet nga vendi ku ia kujton shkakun e shqetësimit dhe mërzitjes, ose te merret me punë apo ndonjë veprim që ia harrojnë dhe largojnë shqetësimin.
Shkruan: Dafina AVDIJA-DOBRESHI, Psikologe Klinike..