Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Shpesh degjojme të thuhet se pa emocione jeta dhe aktiviteti njerëzor nuk do të kishin kuptim. Një thënie e tillë besojmë së është e vertet, por me që për nga natyra e tyre gjendjet emocionale, ndjenjat dhe emocionet që perjetohen janë të shumta ne numër dhe u përkasin llojeve të ndryshmë, askush nga ne nuk mund thotë më saktesi se sa ndjenja apo emocione të veçanta ka përjetuar gjatë jetës së tij.
Veç kësaj, edhe pse emocionet kanë natyre intime, edhe pse ato siç thuhet janë më personale se sa rrobat që veshim, ndonjeher marrin forma kaq komplekse dhe kaq të shumllojshmë sa që njerezit e kanë veshtirë ti përcaktojne qartë duke gjetur përkatësinë e tyre sipas llojit apo sipas klasifikimeve që bëhën për to.
Megjithatë edhe pse ndodh kështu, duhet thënë se sot nga psikologet përdoren kritere specifike e mjaft këndveshtrime për të bërë edhe grupime apo klasifikime rreth emocioneve.
Për te krijuar ide me të qarta per optimizmin dhe pesimizmin si pjes te emocioneve po përmendim qëllimisht disa klasifikime që janë bërë qysh heret prej studiuesve të njohur të kësaj fushe.
Klasifikimet e hershme të emocioneve – Duhet thënë së në klasifikimet e hershmë gjëjmë një liste të thjeshtesuar te emcoioneve ku ato shihen here si instikte, primare e here si kombinime ndjesish të ndryshme.
Të gjitha këto sipas rrethanave apo situatave konkrete shfaqen me forcë dhe më intensitet të caktuar të çdo individ. Më poshtë po përpiqemi të veçojme disa prej ketyre klasifikimeve:
Së pari, Dugall (Mc. Dougall, 1921) propozoi një listë prej 5 instiktesh bazë.
Sipas tij, secilit prej tyre i korespondon një emocion :
-largimi me vrap=frika ,
-kurioziteti=habia,
-luftedashja=zemerimi,
-mburrja=gëzimi i tepruar.
Pra siç shihet çdo instikt apo sjellje konkrete mund te barazohet më emocion përkatës.
Së dyti, Tomkins ( Tomkins, S. 1964,1981) bëri një klasifikim tjeter prej 8 emocionesh bazë:interesi, habia, gëzimi, pikëllimi, frika, turpi,përbuzja dhë zemërimi.
Sipas tij të gjitha këto emocione janë të lindura tek individi dhe për me teper ato mund të sherbejn edhe si motive të forta për të.
Së treti, një klasifikim tjetër rreth emocioneve është bërë edhe nga Izard (1979). Sipas tij lista e emocioneve është e përbere nga: interesi, gëzimi,habia, trishtimi, zemërimi, neveria, perbuzja dhe frika.
Ai thekson se keto emocione jo vetem janë të lindura tek individi por ndihmojnë edhe për përshtatjen e tij me mjedisin veprues. Madje sipas tij të gjitha këto emocione formojnë në vetvete sistemin themelor motivacional të sjelljes njerëzore.
Së katërti, një përpjekje tjetër u be edhe nga Plutçik ( Plutchik,R.1980). Klasifikimi i të cilit është më i gjere dhe me i plote.
Në listen e tij ai rreshtonte 8 emocione bazë: gëzimi, pëlqimi, frika , habia, trishtimi, neveria, zemërimi dhe parandjenja. Sipas tij, këto emocione parësore mund të kombinohen ndermjet tyre për të formuar emocione te tjera sekondare, psh:
-gëzimi dhe pelqimi formojnë dashurinë,;
– frika dhe pëlqimi formojnë përuljen, ;
-frika dhe habia formojnë tmerrin;
-zemërimi dhe neveria formojnë përbuzjen etj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….