Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Zhvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre si individë të veçantë.
Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi, procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat, vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre, ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. Në këtë proces, fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore:
• Dallimi i vetes nga të tjerët
• Lidhja, bashkimi me të tjerët
• Identifikimi i vetes, duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga “shpërblimet” që i bëhen sipas sjelljes së tij.
• Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi.
Fëmija në këtë moshë:
• Flet rreth familjes së tij.
• Di emrin e vendit ku jeton.
• Krijon lojëra dhe di të tregojë se si luhen ato.
• Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup, duke zbatuar rregullat e lojës.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…